Bordi i ZRRE ka vendosur që përkohësisht të ndërmarr masa për t’i ndaluar ndërprerjet e furnizimit
me energji elektrike për qëllim të mirëmbajtjeve të planifikuara nga Operatori i Rrjetit të
Shpërndarjes (KEDS) dhe ka vendosur të thelloj hetimin në lidhje me të gjeturat fillestare.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka shqyrtuar të gjeturat nga verifikimi i ndërprerjeve
të planifikuara të energjisë nga KEDS.
Verifikimi fillestar i parregullsive të prezantuara nga Komisioni iZRRE ka krijuar bazë të mjaftueshme për Bordin e ZRRE që të reagoj ndaj të gjithë procesit të mirëmbajtjes së planifikuar.
Lidhur me këtë, Bordi i ZRRE ka ndaluar përkohësisht ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike për qëllim të mirëmbajtjeve të planifikuara nga Operatori i Rrjetit të Shpërndarjes (KEDS), përpos mirëmbajtjeve të domosdoshme të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
Gjithashtu, Bordi në këtë mbledhje ka vendosur për lëshimin e tri (3) Autorizimeve Preliminare për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë (nga era), me kapacitet të përgjithshëm prej 105 MW. Këto projekte planifikohet të ndërtohen në Zonën Kadastrale Selac, në komunën e Mitrovicës nga ndërmarrja “SOWI KOSOVO” sh.p.k