Në prag të katërvjetorit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, vizitoi Pragën, me qëllim të avancimit të procesit të integrimit evropian dhe të diskutimit të hapave të ardhshëm drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.
Gjatë vizitës, Zulfaj, i shoqëruar nga ambasadorja Albesjana Iberhysaj Kapitaj, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve çeke, ku në fokus ishin mbështetja e Çekisë për rrugën evropiane të Kosovës, përvoja e saj në procesin e anëtarësimit në BE dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
“Diskutimet u përqendruan në avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe rolin aktiv që Republika Çeke mund të luajë në këtë proces. Përvoja e Çekisë në negociatat e anëtarësimit, forcimi i bashkëpunimit parlamentar dhe siguria rajonale ishin gjithashtu ndër temat e vizitës”, thuhet në njoftim.