Zbulohet pllaka përkujtimore e luftëtarit të lirisë Gaspër Laci

Klinë | 09 Shk 2017 | 14:59 | Nga

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, me ish-bashkëluftëtar kanë bërë sot zbulimin e pllakës përkujtimore të luftëtarit të lirisë, Gaspër Laci, në fshatin Dobërdol të Klinës.

Gaspër Laci kishte marrë lëndime të rënda në luftë me forcat serbe dhe kishte statusin e invalidit.

Para bashkëluftëtarëve të tij dhe qytetarëve të shumtë kryetari i Klinës Sokol Bashota ka vlerësuar lartë kontributin e Gasprit për lirinë e Kosovës.

“Tash e një vit jemi ndarë nga një bashkëluftëtar i devotshëm gjatë dhe pas luftës. Gaspri në momentet me të duhura u rreshtua përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ti dalë zot këtij vendi. Ai ishte i gatshëm të sakrifikoi në çdo moment. Me plage të shumta në trup na inspiroi dhe dha force që të vazhdojmë luftën kundër forcave serbe. Falë sakrificës titanike të tij dhe bashkëluftëtareve  e dëshmoreve të luftës së UÇK-së, sot Kosova frymon e lirë”, ka thënë Bashota.

Ai u bëri thirrje që të mos lejojnë nëpërkëmbjen e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe luftëtarët të trajtohen në mënyrë dinjitoze. Në tubim kanë folur edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Ngucati dhe familjari Bardhec Laci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme