Zv.ministrja e Punëve të Jashtme Vuniq merr pjesë në konferencën e shteteve afrikane në Egjipt

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 13:51 | Nga

Zëvendës-Ministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, po merr pjesë në konferencën “Afrika 2017”, e cila po i zhvillon punimet e saj në Sharm ElSheikh, të Egjiptit, e cila ka mbledhur shefa të shteteve, krerët e Qeverive si dhe Ministra nga vende të ndryshme nga shtetet e kontinentit afrikan.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë konferencë, Zëvendës-ministrja Vuniqi është takuar me disa ministra të Punëve të Jashtme dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga shtetet, që ishin të pranishëm në këtë ngjarje, duke përfshirë shtetet, që e kanë njohur dhe ato që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në këtë drejtim, ajo fillimisht zhvilloi një takim të ndarë me ministrin e Jashtëm të Somalisë, me të cilën kanë diskutuar mbi nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Ministrja Vuniqi e ka falënderuar ministrin nga Somalia për përkrahjen, që Somalia i ka dhënë Kosovës që nga njohja, vendosja e mëpasme e marrëdhënieve diplomatike, si dhe për lobimin në shtetet afrikane për të njohur Kosovën.
Veç ministrit të jashtëm nga Somalia, Ministrja Vuniqi takoi delegacione të dy shteteve, që nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës. Konferenca “Afrika 2017”, e titulluar “Biznes për Afrikën, Egjiptin dhe Botën” do të zhvillojë punimet edhe nesër, ndërsa në fokus ka çështjet ekonomike. Afrika, sot llogaritet kontinenti më tërheqës për investime të jashtme.

ZëvendësMinistrja Vuniqi është përfaqësuesja e vetme nga Kosova, që po merr pjesë në këtë konferencë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme