Ai do të qëndrojë në një vizitë dy ditore në Prishtinë.
I dyti i volejbollit evropian, i cili njëherit është njeriu i parë i thesarit në CEV, pritet të arrijë në Kosovë në mbrëmjen e 14 Shkurtit.
Më 15 shkurt ai do të jetë në ceremoninë e Laureatëve të volejbollit kosovar dhe në të njëjtën kohë do të marrë pjesë në ndeshjen mes Kombëtareve A të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ardhja e njeriut të dytë të volejbollit evropian, tregon edhe njëherë mbështetjen e parezervë që CEV e ka për anëtarin e saj të 56-të, Kosovën.
Së shpejti do ta bëjmë publike agjendën e plotë dhe takimet që janë paraparë në Kosovë me z. Mutlugil.