Zvicra, lider në botë për produkte bio

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 10:30 | Nga

Produktet organike janë duke u bërë gjithnjë e më të kërkuara në Zvicër. Vitin e kaluar numri i fermave organike është rritur ndjeshëm. Ndërkohë që asnjë vend për kokë banori në mbarë botën nuk investon më shumë para për produktet organike sesa në Zvicër.

Vitin e kaluar 378 biznese janë regjistruar me “Bio Suisse” që nuk mbahet mend që prej viteve ’90. Një total prej 6144 prodhuesish janë duke punuar sipas udhëzimeve të “Bio Suisse”, njoftoi organizata për bujqësi organike.

Shitjet e produkteve organike u rriten me 7.8 për qind në 2.505 miliardë franga zvicerane, duke arritur në 8.4 për qind pjesën e saj më të lartë të tregut. Në Zvicrën perëndimore shitja është rritur mbi mesataren.

Produktet organike më të shitura gjatë viti 2016 ishin vezët, perimet e freskëta dhe bukët, të cilat përbëjnë një pjesë tregu prej mbi 20 për qind. Sipas “Bio Suisse”, prodhimi është më i lartë për kokë banori në mbarë botën. Gjysma e konsumatorëve blejnë çdo ditë ose disa herë në javë produkte organike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme