Është mbyllur pjesa e parë e sfidës me Zvicrës dhe Spanjës.
Pas 45 minutave në stadiumin “Saint Petersburg”, Spanja po fiton me rezultat minimal, 1-0.
Në minutën e tetë, Jordi Alba goditi fuqishëm jashtë zonjës për ta detyruar Zakarian që të devijojë dhe ta dërgojë topin në rrjetën e tij, UEFA e njohu si autogol.
https://tiger.cdnja.co/v/qa/qaLOX.mp4?secure=qZtLlQKVjlM6-vJ9zLasjA&expires=1625250600
Pas golit, Zvicra tentoi të bëjë diçka më shumë në pjesën e parë, por pavarësisht tentimeve, nuk patën sukses që të arrijë deri te goli.
Xherdan Shaqiri po e mban shiritin e kapitenit në këtë ndeshje në mungesë të Granit Xhakës, i cili ka humbur këtë sfidë shkaku i kartonëve.
Fituesi i këtij dueli, do të përballet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian me fituesin e sfidës së sotme, mes Italisë dhe Belgjikës.