Zyba, Musliut: Skandaloze t’i bëni thirrje mërgatës për sabotim të Fondit për Siguri

Prishtinë | 17 Pri 2022 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, ka thënë se është skandaloze që të bëhet thirrje për siç e ka quajtur ai sabotim të Fondit për Siguri nga mërgata.

Ai këto akuza ia drejtoi deputetes nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, e cila e kishte mbajtur një fjalim para diasporës në Gjermani ku kishte thënë se ata janë duke u mashtruar nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

“Në kohën e kërcënimeve të përditshme nga Serbia, të rrethanave të reja globale për shkak të luftës në Ukrainë, në kohën e një pasigurie globale, pra mu në kohën kur më shumë se kurrë kemi nevojë për siguri e për të cilën gjë e kemi edhe FSK-në, të shkosh në mërgatë dhe t’i bësh thirrje mërgatës për sabotim të Fondit për Siguri të krijuar nga Qeveria e Kosovës, është më shumë se skandaloze dhe jashtëzakonisht shqetësuese”.

“Nëse ka pasur përbashkim shoqëror e politik në Kosovën e pasluftës ajo është padyshim Ushtria e Kosovës dhe forcimi i saj, por sot për këtë gjë fatkeqësisht të pakënaqur krahas Vuçiq-it e Serbisë na paska dale edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu. E kam të pamundur ta kuptoj motivin e kësaj thirrje”,ka shkruar Zyba në rrjetin social Facebook.

Më poshtë e keni deklarimin para mërgatës nga Musliu:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme