Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm në detyrë të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se sot kujtojmë masakrën e Reçakut, brutaliteti i së cilës tmerroi botën.
“Ne sot kujtojm masakrën e Reçakut, brutaliteti i së cilës, tmerroi botën në atë mëngjes të ftohtë janari të vitit 1999. Bota pa fytyrën e vërtetë kriminale të shtetit Serb, ndërsa populli shqiptar vazhdimësinë e brutalitetit dhe politikës shfarosëse”, ka shkruar ai.
Sipas tij, urdhërdhënësit e kësaj masakre, sot udhëheqin shtetin e Serbisë.
Ky është postimi i plotë:
Ne sot kujtojm masakrën e Reçakut, brutaliteti i së cilës, tmerroi botën në atë mëngjes të ftohtë janari të vitit 1999. Bota pa fytyrën e vërtetë kriminale të shtetit Serb, ndërsa populli shqiptar vazhdimësinë e brutalitetit dhe politikës shfarosëse.
Urdhërdhënësit e kësaj masakre sot udhëheqin shtetin në Serbi, ndërsa ekzekutorët me në krye komandantin Goran Radosavljevic-Guri, strehohen nën mburojën direkte të Presidentit Aleksandër Vucic.
Komandanti i Reçakut, Radosavljevic është anëtar i bordit udhëheqës në partinë e Vucicit.
Pra nuk është rastësi që këtë masakër nga e cila u tmerrua bota e civilizuar, ta mohojnë udhëheqësit e shtetit serb.
Kjo është Serbia kriminale.
Gjenocidin ndaj nesh nuk do ta harrojmë asnjëherë.