Zyra e vendit në Irzniq mbetet jofunksionale

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Banorët e fshatit Irzniq dhe të disa fshatrave të tjera përreth, edhe këtë vit, sikur gjitha vitet e tjera të pasluftës i është dashtë të udhëtojnë në Deçan për të nxjerrë dokumente të ndryshme ofiqarie, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo edhe pse në fshatin Irzniq zyra është ndërtuar para 14 vjetëve. Banorët tregojnë se para luftës në këtë fshat ka ekzistuar objekti i zyrës së vendit, por ai është djegur gjatë luftës nga forcat serbe, duke mos i kursyer as librat amë.

Në mungesë të objektit, qytetarët e atyre fshatrave kishin kërkuar që ky shërbim të ofrohet serish në Irzniq që ata të mos kenë nevojë të udhëtojnë deri në Deçan për shërbimet e ofiqarisë. Në 2004 ishte ndërtuar objekti i ri për zyre të vendit, por në të cilin asnjëherë deri më tash nuk është lëshuar as edhe një certifikatë e vetme dhe ndërkohë objekti i pashfrytëzuar është shkatërruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme