Institucioni i Avokatit të Popullit, me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, do do të mbajë të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe Zyrat Rajonale.
“Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenim a keqpërdorim të të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi”.
Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim: Zyrën Qendrore në Prishtinë (rr. “Migjeni”, nr. 21), si dhe zyrat regjionale: në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, pn.), Gjilan (Rruga “Bulevardi i Pavarësisë” (ish ndërtesa e gjykatës) p.n.), Pejë (Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59, Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3), Mitrovicë (Sheshi: Agim Hajrizi, pn., Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore), në Mitrovicën Veriore (Rr. “Sami Frashëri”, pn., Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK), Ferizaj (Ndërtesa e Komunës, në përdhesë), Gjakovë (Rr. “Ismail Qemali”, ish ndërtesa e Kadastrës), Graçanicë (rr.”Car Lazari” p.n.).
Bëhet e ditur se këto zyra do të jenë të hapura nga ora 07:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit.