Dardan Berisha është transferuar zyrtarisht në Polfarmex Kutno.
Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës ka nënshkruar me klubin polak.
Faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar transferimin e reprezentuesit të Kosovës.
“Polfarmex Kutno ka shuter të ri në ekip”, thuhet në njoftimin e klubit.
Berisha në edicionin e kaluar i ndihmoi Sigal Prishtinës të triumfojë në kampionatin e Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike.