Edoardo Reja, edhe zyrtarisht është emëruar trajner i Shqipërisë të martën, duke nënshkruar kontratë deri në përfundim të fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Në konferencën për shtyp të organizuar në zyrat e FSHF, presidenti Armand Duka ka zyrtarizuar ish-trajnerin e Napolit dhe Lazios si pasues të Christian Panuccit në krye të kuqezinjëve.
Në praninë e mediave Reja firmosi kontratën që do ta lidhë me Shqipërinë deri në fund të kualifikueseve të Euro 2020 dhe nëse do të arrihet objektivi atëherë mund të flitet edhe për rinovimin e marrëveshjes ashtu siç e konfirmoi edhe vetë trajneri 73-vjeçarin.
Presidenti Armand Duka nga ana e tij i uroi fat Edy Rejas në këtë eksperiencë të parë në krye të një ekipi kombëtar, ndërsa italiani gjithashtu falenderoi presidentin për mundësinë që i dha.