Legia Varshavë është dënuar nga UEFA dhe do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit pa praninë e shikuesve.
UEFA ka dënuar Legia Varshavën me një ndeshje pa shikues që do të hyjë në fuqi gjatë takimit të ardhshëm kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ballafaqimi i 2 nëntorit, do të jetë prapa dyerve të mbyllura, ka konfirmuar UEFA.
Kjo për shkak të incidenteve të tifozëve të skuadrës polake në takimin ndaj Borussia Dortmundit më 16 shtator.
Legia ka konfirmuar se do të paraqes ankesë ndaj vendimit.