Zyrtare: Newcastle i sheikëve cakton trajnerin e ri

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Newcastle United tashmë ka vendosur për trajnerin e ri që do ta udhëheqë klubin e blerë së fundmi nga sheikët arabë.

Përmes një postimi në Twitter, klubi anglez njoftoi se trajner i ri i ekipit është Eddie Howe.

Në fund të muajit të kaluar, Newcastle e shkarkoi trajnerin Steve Bruce pas formës së dobët të klubit këtë sezon në Premierligë.

Ndërkohë, Howe ishte pjesë e Bournemouth për tetë viti 2012-2020, ndërsa tani do ta drejtojë klubin e blerë së fundmi nga sheikët arabë.

Momentalisht, Newcastle gjendet në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë nga 11 ndeshje.

Të ngjashme