Mentor Mazrekaj rikthehet në shtëpi. Pas katër vitesh në Partizan të Tiranës, njëri ndër futbollistët më të mirë në Superioren shqiptare, kthehet në klubin amë ku u rritë dhe u afirmua, FC Prishtina.
“Jam kthyer në shtëpi, në klubin ku jam rritur dhe afirmuar me të cilin dua të rikthejmë titullin dhe kjo është arsyeja e vetme përse rikthehem sërish”, ka deklaruar Mazrekaj.
Mazrekaj, me Prishtinën në katër stinorë ka zhvilluar 104 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola.
Ai me Prishtinën ka fituar titullin e fundit të kampionit më 2012/13. Po këtë edicion me ka fituar edhe Kupën e Republikës apo “Kurorën e dyfishtë” – të parën në histori të klubit.