Amadou Diawara është zyrtarisht futbollist i Romës.
Mesfushori Amadou Diawara, ka kompletuar transferimin te Roma nga Napoli për 21 milionë euro.
Këtë e ka konfirmuar Roma përmes sajtit zyrtar, duke bërë të ditur se 21-vjeçari ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.
Në fakt, Amadou Diawara u përfshi në shkëmbimin me Kostas Manolas, që iu bashkua Napolit të dielën.
Ai është aktualisht në Kupën e Afrikës duke e ndihmuar Guinejan që të kualifikohet në mesin e 16 më të mirave.
Diawara është transferimi i dytë i Romës, pas Leonardo Spinazzola që u përfshi gjithashtu në marrëveshje me Luca Pellegrini, i cili kaloi te Juventusi.