Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2019, raporton Ekonomia Online. Hajzer Salihu anëtar i Bordit të AKP-së ka paraqitur para komisionit raportin e vitit 2019, ku sipas tij, kjo Agjenci nuk shpenzon buxhetin në luks. “Buxheti fillestar ka qenë rreth 8 milionë euro […]
Zyrtarë të AKP-së ankohen për kushtet e punës, deputetët kërkojnë llogari për rritje të shpenzimeve

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.
Hajzer Salihu anëtar i Bordit të AKP-së ka paraqitur para komisionit raportin e vitit 2019, ku sipas tij, kjo Agjenci nuk shpenzon buxhetin në luks.
“Buxheti fillestar ka qenë rreth 8 milionë euro kurse i shpenzuar ka qenë rreth 7 milionë ku kemi shpenzuar 93 për qind të buxhetit që na ka ndarë Kuvendi. AKP-ja nuk shpenzon me luks buxhetin”.
“Zyra e Auditorit ka dhënë një opinion të pamodifikuar që tregon se pasqyrat financiare paraqesin një pamje të drejtë. Në vitin 2019 agjencia ka pasur 4 rekomandime ku të gjitha janë adresuar nga ne”.
Deputetja e VV-së, Yllka Hoti ka pyetur për shpenzimet për internet ku shihet rritje krahasuar me vitin 2018.
Kurse nga AKP-ja kanë thënë se ka pasur ndryshim kontrate prandaj ka pasur shpenzime shtesë.
Deputeti i AAK-së Gazmend Abrashi ka thënë se raporti i AKP-së është pozitiv pasi rreth 10 për qind të buxhetit është kursyer.
“A kemi indikacione kur mund të fillojë procesi i privatizimit dhe me sa e di ju jeni në pritje të lëvizjes nga lokacioni ku jeni në këtë proces dhe a kemi ndonjë analizë për numrin e aseteve të pashitura”.
Drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, tha se pret që vitin e ardhshëm të vazhdojnë me shitje të aseteve.
Ai madje u ankua se nuk kanë kushtet të punës dhe zyrat i kanë në baraka, raporton EO.
“Pothuajse gjatë gjithë vitit AKP-ja nuk ka zhvillu aktivitetin e saj për shkak të Qeverisë. Ne kemi jap kontributin tonë. Strategjia është në Qeveri. Shpresoj që në janar a shkurt të fillojmë me shitjet”.
“AKP s’ka zyre gjendemi në baraka. Paguajmë qera në 11 lokacione. Do të zhvendosemi në pallatin e Rilindjes brenda dy muajve”.
“Kurse tek numri i aseteve të pahitura vlerësohet se janë rreth, 2300 asete, 700 objekte e 30 mijë parcela”
Kryetari i komisionit Hekuran Murati ka thënë se keni pasur rritje të shpenzimeve për paga dhe mëditje rreth 605 mijë euro dhe ka kërkuar sqarim për këtë gjë.
Salihu nga AKP-ja ka thënë se diferenca e shpenzimeve për këto vite qëndron për arsye se është rritur numri i punëtorëve në administratë.












