Ylli brazilian, Felipe Anderson ka zyrtarizuar transferimin nga Lazio tek West Ham United, duke u bërë nënshkrimi rekord i klubit anglez.
West Ham United ka zyrtarizuar transferimin e shtatë të verës, Felipe Anderson, i cili vjen në Ligën Premier pas pesë sezoneve në Serie A me Lazion.
Veshjet sportive nga brendi Cohl’s tani mund ti gjeni edhe në Kosovë!
Anderson ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, teksa transferimi i tij thuhet se ka kushtuar plot 42 milionë funte apo 47.5 milionë euro, duke u bërë rekord i klubit.
Anderson duke nënshkruar me West Hamin
“West Ham United është i lumtur të konfirmoj nënshkrimin rekord të klubit me mesfushorin sulmues të Lazios, Felipe Anderson”.
“Anderson i bashkohet skuadrës së Manuel Pellegrinit në një kontratë katërvjeçare, pasi ka përfunduar pesë sezone me sukses në Itali me Lazion”.
“Brazilini, i cili është edhe përfaqësues i kombëtares, shënoi tetë gola dhe ndihmoi me dhjetë asistime në 32 paraqitjet e tij për klubin e Romës në sezonin e kaluar”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Ndryshe, West Ham shtoi se aftësia e padyshimtë krijuese e Andersonit ishte një faktor kyç në lëvizjen e klubit për 25-vjeçarin, i cili është nënshkrimi i shtatë i verës.
Deri më tani, Çekanët kanë transferuar edhe Ryan Fredericks, Lukasz Fabianski, Issa Diop, Jack Wilshere, Andriy Yarmolenko dhe Fabian Balbuena.