Zyrtarët e pesë institucioneve në Prishtinë protestojnë para komunës, kërkojnë kushte më të mira

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 10:10 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyrtarë të Teatrit “Dodona”, Arkivit të Komunës së Prishtinës, Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Qendrës Kulturore për Rini dhe Zjarrfikësit, kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar kushte më të mira në punë dhe ndalimin e ndikimit nga personat përgjegjës. Në duar ata mbanin pankarta me kërkesat e tyre: “Ndal shpenzimet në gjykata, vetëm ekzekuto vendimet”, “Kryetar a po të ngon kush?”, “Zbatimi i vendimeve të Këshillit të Pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil të Kosovës”, “Kuvendi aprovon, kryetari ekzekuton”, “Harto rregulloren”.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur së Administratës Publike, Ali Gashi, tha se kërkesat e tyre janë minimale, duke shtuar se po t’i kishin lënë udhëheqësit e komunës vetëm disa dreka e darka do t’i kishin mbuluar ato.

Kryetari i Shoqatës Sindikale, Ahmet Gashi, tha se qe dy vjet i parashtrojnë kërkesat e njëjta, duke shtuar se Komunës i mungon një rregullore për përshkrimin e detyrave të punës.

“Ne e kemi marr vendim para disa  ditëve qe me hy edhe në grevë. Kryesia e shoqatë ka marr vendim për me hy më grevë për shkak të mosrealizimit të disa kërkesave që kanë qenë prioritet që me u realizuar prej kryetarit. Ne i kemi ndjekur të gjitha rrugët procedurat ligjore të cilat duhet me i zbatuar kemi biseduar me kryetarin edhe fillimisht e kemi gjetur një mirëkuptim po më tutje kemi has një vështirësi të cilat nuk i ka zbatuar disa premtime të veta”.

“Kërkesat kanë qenë shumë të drejta dhe legjitime një ndër kërkesat kyçe që ka qenë është hartimi i një rregullore për sistematizimin e vendeve të punës ku Komunës së Prishtinës i mungon kërkesa e dytë ka qenë zbatimi vendimi i Kuvendit”.

“Kërkesa e tretë që ka qenë kem raste disa punëtor që janë ankuar mbi Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës  edhe gjatë mandatit të kaluar i kanë fituar të drejtat e tyre në fakt kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama e ka nxjerr vendimin që ato vendime mu zbatuar mirëpo në fakt nuk ka hase nuk i kanë zbatuar deri sot që dy vite është nxjerr ai vendim me i zbatuar ato vendime të këshillit që ka obligim me i zbatuar ndërsa kërkesa e katërt janë krijimi i kushteve në punë ambienti ku punon janë shume jo të përshtatshme në disa vende plus asaj punëtorët që i ka marrë me disa kontrata të veçanta ata i kanë kushtet shumë më të mira se na janë në zyrat ku nuk duhet më qenë ata po duhet na jemi hy që dy muaj bisedime për me i realizuar këto”.

Të ngjashme