Zyrtarët e Komunës së Prishtinës janë tallur me PDK-në, e cila mbajti sot një konferencë ku akuzoi Vetëvendosjen për punësime të militantëve partiakë derisa Dardan Molliqajn e quajtën gangster e bandit.
“PDK dega ne Prishtine, hala ekziston a? ????”, ka shkruar Adonis Tahiri, zyrtar i VV’së në Komunën e Prishtinës.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, ka ngritur shqetësime për mbushjen e Komunës së Prishtinës me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, që si të punësuar nuk janë as qytetarë të Prishtinës, por vetëm pjesë e bandës mollotov të kryebanditit Dardan Molliqaj, për të cilët janë harxhuar rreth 3 milionë euro para të taksapaguesve.