Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në një konferencë për medie kanë prezantuar arritjet dhe sfidat e projektit “Asistenca për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Direktiva e Shërbimeve të BE-së”.
Aty u tha se zbatimi i MSA-së ka për qëllim të krijojë jetë më të mirë dhe më të lirë për qytetarët, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, tha se objektivë e këtij projekti është lehtësimi i implementimit të MSA-së për harmonizimin e legjislacionit të Kosvës me atë të BE-së.
Sipas tij kjo do të ndihmojë në rritjen ekonomike dhe rritjen e numrit të vendeve të punës.
“Zbatimi i lirisë së shërbimeve rrjedh si obligim për Kosovën nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Objektiva e projektit është lehtësimi i implementimit të MSA-së për harmonizimin e legjislacionit të Kosovës dhe BE-së. Objektiva e direktivave është që konsumatorët të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen. Direktiva do të ndihmojë në aspektin e rritjes ekonomike dhe vendeve të punës”.
Thaçi ka theksuar se pjesa më e rëndësishme e projektit ka qenë legjislacioni që ka të bëjë me qasjen sektoriale.
“Pjesa më e rëndësishme e projektit ka qenë legjislacioni që ka të bëje me qasjen sektoriale. Administrata e Kosovës është e aftë për punë të koordinuar. Ky projekt ishte test i vërtetë për procesin e anëtarësimit.”
Jeton Karaqica, drejtor për Ekonomi dhe Treg të Brendshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, tha se janë fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e MSA-së dhe për të rritur përpjekjet për harmonizim të legjislacionit.
“Dy vitet e fundit jemi fokusuar në dy aspekte. E para në ndërtim të kapacitetëve për zbatimin e MSA-së dhe e dyta për të rritur përpjekjet për afrim ligjor. Kemi një projekt për konkurencën që do të vijë së shpejti, kemi një varg projektesh. Sa i përket projektit të shërbimeve, mbështetja ka qenë në kohën e duhur”.
“Në agjendën e reformave një nga çështjet ka qenë fusha e shërbimeve. Projekti ka ndihmuar për të vendosur bazamentin ligjor në fushën e shërbimeve. Na mbetet shumë punë për të bërë, është vendos një bazë e mirë ligjore. Bizneset dhe qytëtarët janë përfitues.”
Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, tha se sot është ditë e rëndësishme pasi dje është miratuar marrëveshja e demarkcionit me Malin e Zi, marrëveshje kjo e cila sipas tij është e rëndësishme për lëvizjen e lirë.
“Sot është ditë e rëndësishme sepse dje është miratuar demarkimimi i kufirit me Malin e ZI, kjo është e rëndësishme. MSA, një nga rregullat që duhet të zbatohen është lëvizja e lirë, lëvizja e operatorëve të shërbimeve. Kur një tender për shërbime publikohet në Francë çdo kompani në Evropë mund të marrë pjesë. Ky legjislacion është i rëndësishëm për bizneset që tu lejohet të zmadhojnë tregun e tyre dhe të kenë më pak rregulla.
Brusa shtoi se harmonizmi i legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së ka për qëllim që për qytetarët të krijohet jetë më e mirë e në disa raste edhe me e lirë.
Sipas tij zbatimi i MSA-së është përparësi reale për njerëzit që punojnë në Kosovë.
“Barazia e këtyre kushteve është garanci për konkurrencë të drejtë mes operatorëve. Zbatimi i MSA-së do të thotë përparësi reale për njerëzit që punojnë në Kosovë. Nënshkrimi i MSA-së ka forcuar përkushtimin tonë për të mbështetur Kosovën drejt BE-së. Nëse procesi drejt BE-së vazhdon shpejt, Kosova do të këtë qasje në tregun 500 milionësh të BE-së”.
“Efiqienca e sistemit do të përmbajë rritje më të madhe ekonomike në ardhmen, prandaj kemi harmonizuar legjislacionin për të përmisuar mjedisin. Legjislcioni ka për qëllim që jetën e njerëzve ta bëjë më të mirë dhe në disa raste më të lirë”.