Zyrtari i VV-së akuza Edi Ramës: I premtoi Kosovës vaksina Pfizer, pasi erdhi Kurti deshi të na jepte kineze

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas tij, Rama i premtoi Kosovës 11 mijë vaksina të Pfizer, por në momentin kur Albin Kurti erdhi në Qeveri, Rama dëshiroi që t’i dhuronte Kosovës vaksina kineze.

“Rama mandej vendosi të tregohet edhe patriot. Premtoi se 11.000 vaksina Pfizer do i ndante si ndihmë për Kosovën. Me ardhjen e qeverisë Kurti, u kërkua që këto vaksina të jepeshin, pra thjesht të mbahej fjala. Rama prapë e përdori për fushatë, doli në Rrogozhinë dhe tha “më thirri Albini më kërkoi vaksina, po normal që do i japim, po këto s’bëhen duke fjetur” e pallavra të tilla. Puna është se Rama flet e bën fushatë, por vaksinat Pfizer i kishte harxhuar. Dhe deshi të jepte kinezet. Kinezet Kosova nuk i pranon dot për të njëjtën arsye që edhe Rama nuk i pranonte deri para një muaji, pra për shkak të moscertifikimit nga EMA dhe FDA”, ka shkruar Zaimi në Facebook.

Ai madje tha se Rama shpifi duke thënë se Albin Kurti i mbylli kufijtë e Kosovës me Shqipërinë.

“Enturazhi i Ramës duke qenë i paaftë për të shpjeguar se pse Rama ndryshoi mendim dhe pse po pranon vaksinat kineze, pa patur qytetarinë për të trajtuar efektet shëndetësore të këtyre vaksinave te qytetarët apo ato gjeopolitike për shqiptarët, filloi valën e shpifjeve, deri edhe me shkrime, kinse Albin Kurti mbylli kufijtë me Shqipërinë që të ndalë njerëzit prej marrjes së vaksinave. Kjo është rrenë e pastër. Kufijtë Shqipëri-Kosovë janë të hapur dhe njerëzit hyjnë e dalin lirisht”, shkroi Zaimi.

Postimi i plotë i Arbër Zaimit në Facebook pa ndërhyrje:

Rrena: Albin Kurti bllokoi kufirin Kosovë-Shqipëri

Deri para një muaji, në shumë debate televizive ku isha vetë prezent, zyrtarët e lartë të shëndetësisë së Ramës shpallnin se nuk marrin dot vaksina ruse e kineze, për shkak se këto nuk kishin certifikimin e agjensive si EMA evropiane apo FDA amerikane.

Tani pas një muaji, jo se e mori certifikimin sputniku e sinovaksi, thjesht Rama u dorëzua dhe pranoi paaftësinë e vet për të siguruar vaksina të certifikuara. Si zakonisht fajin ia hodhi tjetërkujt, fajin pra na e paska Evropa që s’do shqiptarët dhe jo ky që as di të negociojë e as të punojë për vendin e vet (rrjedhojë e kësaj logjike është se shqiptarët na i dashka Kina e Rusia…!). Dhe vendosi të bëjë fushatë me jetët e njerëzve të trembur nga pandemia, të cilën sipas çdo parametri e ka administruar më keq se kudo në Evropë (më pak teste, më pak vaksina, më pak shtretër ICU, më pak ndihmë ekonomike etj. për frymë se çdo vend evropian – përjashto Kosovën e administruar nga partneri i Ramës, Avdulla Hoti).

Rama mandej vendosi të tregohet edhe patriot. Premtoi se 11.000 vaksina Pfizer do i ndante si ndihmë për Kosovën. Me ardhjen e qeverisë Kurti, u kërkua që këto vaksina të jepeshin, pra thjesht të mbahej fjala. Rama prapë e përdori për fushatë, doli në Rrogozhinë dhe tha “më thirri Albini më kërkoi vaksina, po normal që do i japim, po këto s’bëhen duke fjetur” e pallavra të tilla. Puna është se Rama flet e bën fushatë, por vaksinat Pfizer i kishte harxhuar. Dhe deshi të jepte kinezet. Kinezet Kosova nuk i pranon dot për të njëjtën arsye që edhe Rama nuk i pranonte deri para një muaji, pra për shkak të moscertifikimit nga EMA dhe FDA. Po të ishte e mundur të pranoheshin vaksinat kineze në Kosovë, do ishin blerë me kohë, pa pritur gjestet fushatore të Ramës.

Enturazhi i Ramës duke qenë i paaftë për të shpjeguar se pse Rama ndryshoi mendim dhe pse po pranon vaksinat kineze, pa patur qytetarinë për të trajtuar efektet shëndetësore të këtyre vaksinave te qytetarët apo ato gjeopolitike për shqiptarët, filloi valën e shpifjeve, deri edhe me shkrime, kinse Albin Kurti mbylli kufijtë me Shqipërinë që të ndalë njerëzit prej marrjes së vaksinave. Kjo është rrenë e pastër. Kufijtë Shqipëri-Kosovë janë të hapur dhe njerëzit hyjnë e dalin lirisht.

Të ngjashme