Ish-komandanti i UÇK-së në Llap dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, ka paralajmëruar një marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe PDK-së për krijimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Mustafa, i cili edhe gjatë bllokadës politike pas zgjedhjeve të vitit 2014, kishte insistuar në koalicionin qeverisës PDK-LDK, thotë se sërish vendit i duhet marrëveshje politike PDK-LDK.
Remi, madje është i bindur se një marrëveshje e tillë nuk ka alternativë dhe është çështje ditësh arritja e saj.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Prioritetet…
Marrëveshje politike me LDK!
Nëse ne nuk e bëjmë hapin për të lëvizur, do të mbesim ne vendin e njëjtë!
Është momenti që përgjegjësitë dhe detyrat tona t’i përfundojmë në kohë!
Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Veq vonim, se shpëtim nuk ka”!” (sic), ka shkruar Mustafa.