Zyrtarizohet aktakuza ndaj Valon Shefkiut dhe Naser Korçës

Gjilan | 18 Pri 2018 | 18:01 | Nga

Drejtorët e Lutfi Hazirit kurrsesi të rehatohen në raport me drejtësinë. Prokuroria Themeloren në Gjilan, departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzën kundër Valon Shefkiut dhe Naser Korçës të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti për Krime të Rënda, ka dorëzuar të martën në Gjykatën Themelore të Gjilanit aktakuzën kundër Valon Shefkiut dhe Naser Korçës.

Aktakuza është ngritur nga prokurori Agron Uka i cili në mënyrë profesionale e ka përshkruar tërë zhvillimin hetimor të iniciuar ndaj këtyre dy zyrtarëve të lartë të komunës së Gjilanit raporton rajonipress.

Në aktakuzën që e ka siguruar rajonipress përmes rrugëve institucionale thuhet se Valon Shefkiu (shef i urbanizmit), gjatë periudhës 21.11.2016 e deri më tani, në cilësi të personit zyrtar i cili duke i shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij ose nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose ti mundësohet të përfitojë personin tjetër, apo të shkaktojë dëm personit tjetër ose seriozisht ti shkel të drejtat e personit tjetër, duke mos i ekzekutuar vendimet edhe pse i pandehuri këto vendime ka qen i obligueshëm ti ekzekutojë lidhur me rrënimin e disa objekteve montuese tek Zona Qendra I (Objekti i shtëpisë së mallrave) si dhe lokaleve tjera të ngritura në disa pjesë të qytetit, lagja Dardania pa leje, me qëllim që këto hapësira të lirohen, të ngritura pa leje të organeve kompetente, edhe pse me dije i njëjti nuk ka ndërmarrë veprime në kuadër të autorizimeve të tija ligjore me çka e ka kryer veprën penale:”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Edhe i pandehuri Naser Korça (Drejtor i shërbimeve publike), gjatë periudhës 21.11.2016 në cilësinë e personit zyrtar i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij ose nuk i ka përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie, për vete ose për personin tjetër, apo të shkaktojë dëm personit tjetër ose seriozisht t`i shkel të drejtat e personit tjetër, në atë mënyrë që ka lejuar të operojë në disa biznese hoteliere në mënyrë të kundërligjshme duke shfrytëzuar hapësirat publike trotuaret për zhvillimin e kësaj veprimtarie të cilat gjenden para lokaleve hoteliere.

Edhe Valon Shefkiu edhe Naser Korça e kanë mohuar veprën e ngarkuar, ndërsa prokuroria ka paraparë shumë dëshmitar të cilët pritet të dëgjohen në seancat kryesore gjyqësore.

Prokuroria ka konstatuar se aktakuza është e bazuar dhe e ligjshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme