​Arrestohen dy tifozët e klubit anglez që ishin tallur me vdekjen e Salas

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Dy tifozë të Southamptonin janë arrestuar nga policia, pasi që ishin publikuar video ku shiheshin ata të dy duke u tallur me vdekjen e futbollistit të Cardiff Cityt, Emiliano Salas, gjatë një ndeshjeje mes dy klubeve, të shtunën.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale e tregojnë një person duke bërë gjeste që e simbolizojnë aeroplanin, gjatë ndeshjes së parë të Cardiff pas gjetjes së trupit të lojtarit të tyre, Salas, transmeton Gazeta Express.

Futbollisti, i cili u transferua në Cardiff nga Nantes më 19 janar, nuk e pati mundësinë ta luante asnjë ndeshje me klubin e tij të ri pasi që vdiq kur aeroplani i tij u rrëzua mbi Kanalin Anglez, më 21 janar.

https://twitter.com/i/status/1094283984383733760

Southampoton e ka konfirmuar se dy njerëz janë intervistuar nga policia angleze dhe kanë bërë të ditur se nëse dëshmohet se ata ishin tallur me vdekjen e argjentinasit, atëherë nuk do të lejohen t’i përcjellin ndeshjet në stadium.

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në sportin tonë dhe nuk do të tolerohen as në St Mary’s [stadiumi i Southamptonit]. Klubi do të ndërmarrë veprime të ashpra kundër të gjithëve të përfshirë dhe synojmë t’i pezullojmë tifozët e identifikuar për këtë incident”, shkruhet një njoftimin e lëshuar nga Southamptoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme