​Basha në Tiranë: Më shumë para në xhepat e shqiptarëve

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 18:47 | Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar sot me banorë të Laprakës, të Paskuqanit, dhe Njësisë 4, në Tiranë. Basha u ka shpjeguar qytetarëve planin e tij ekonomik që ul taksat, lehtëson biznesin, që shton paratë në xhepat e shqiptarëve, rrit konsumin e prodhimin.

“Me uljen e taksave, me uljen e çmimit te energjisë, me uljen e çmimit të naftës, do të mundësojmë kushte më të mira për biznesin. Pullën fiskale do ta vendosim pasi të paguani detyrimin që është maksimumi 1.5% e xhiros për biznesin e vogël. Është model ekonomik që funksionon në Evropë, do të funksionojë edhe këtu”, tha Basha.“500 mijë lek gjobë për një vetë të punësuar”, u ankua një tregtar.

“Dhe këtej thotë, biznesit ia kam heq taksat. I ka heq vizën jo taksat”, thotë Basha, duke shtuar se ndryshimi që presin shqiptarët po vjen, dhe ndryshimi që pret bota, sepse edhe bota pret ndryshimin. Në Njësinë 4 në Tiranë, Basha dëgjon ankesat e biznesit të vogël, si dhe u demonstron pullën fiskale, që dëshmon shlyerjen e detyrimit, çka do të mbajë larg tatimorët dhe hajdutët e shtetit që vendosin gjoba. Qytetarët të gjithë ankohen që nuk ka punë, nuk ka lekë. Lulzim Basha e siguron një maturante që ëndërron të studiojë për mjekësi, që tarifat e universitetit do të ulen.

“Do ta bëjmë më të lehtë të futesh në studime dhe më të lehtë që pas kësaj të gjesh vend pune. Voto nr 6, Republikën e Re”, tha Basha. Në Paskuqan, Basha shpjegoi planin e tij për fermerët. “

Për fermerët kemi një plan me 100 milionë euro subvencion në vit që është praktikë europiane dhe nuk e kemi shpikur ne. Ti japim dorën të futen në treg, se ata janë jashtë tregut. Konkurrencës së pandershme dhe mos subvencionimit do ti japim fund”, tha Basha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme