​Edhe në Shqipëri rritet siguria gjatë Pashkëve

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 09:34 | Nga

Sikurse në Kosovë edhe në Shqipëri Policia është mobilizuar me masa shtesë për rritjen e sigurisë së qytetarëve gjatë Pashkëve, duke kaluar në shërbim të përforcuar me qëllim garantimin e rendit.

Është hartuar një plan i veçantë masash për këtë qëllim. Në këtë kuadër, janë marrë masa në drejtim të rritjes së prezencës policore në territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë në objektet fetare si dhe në ambientet ku do zhvillohet festa e Pashkëve.

Në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, duke shtuar patrullimet e Policisë Rrugore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale.

Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.

Në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve me karakter terrorist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme