​Gjilani pranon donacion me laptopë për shkollat rurale dhe profesionale

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka pranuar sot 24 laptopë donacion për mësim online nga Elkos Grup, për shkollat në zonat rurale dhe ato profesionale.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se ky donacion do të shërbejë për nxënësit të cilët kanë mungesë të pajisjeve teknologjike, e që nuk mund të ndjekin mësimin nga distanca, në këtë kohë të përballjes me pandeminë.

“Falënderoj donatorin i cili në këtë pandemi ka qenë mbështetës edhe në rrafshin e mbështetjes sociale dhe tani kjo mbështetje për shkollat në zonat rurale me laptopë”.

“Falë mbështetjes së kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, angazhohemi ynë është maksimal për t’u bërë zgjidhje të gjithë nxënësve të cilët kanë mungesë të paisjeve teknologjike për shkak të kushteve ekonomike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme