​Kapen mbi 10 kg substancë narkotike në Vërmicë

Prishtinë | 23 Qer 2016 | 13:21 | Nga

Rreth 10 kg substancë narkotike janë kapur mbrëmë rreth orës 00:00, në pikë kalimin kufitar Vermicë.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, lënda narkotike është zbuluar e fshehur në disa pozicione të automjetit të tipit Opel me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

“Mbrëmë rreth orës 23:50 është ndalur për kontrolle në vijën e dytë të kontrollit vetura e tipit OPEL me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike”, thuhet në njoftim.

Image

Sipas Doganës, sasia e lëndës narkotike ishte 10300 gram (10 kilogram e 300 gram).

“Lënda narkotike u zbulua e fshehur në disa pozicione në automjet, më saktësisht në bagazh në vendin e gomës rezervë (13 paketime), në anën e majtë të bagazhit (3 paketime), përpara në motor tek filtri i ajrit (2 paketime) dhe afër xhamit të parë tek hapësira për ventilim (3 paketime), pra gjithsejtë 21 paketime. Personi  i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti është përcjell tek Policia e Kosovës. Gjatë kontrollit janë shfrytëzuar pajisjet e dhuruara nga Qeveria amerikane përmes programit EXBS-i, të cilat mundësuan zbulimin e shpejt të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Image

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.

Dogana bën thirrje tek qytetarët që ti lajmërojnë këto raste në  numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  [email protected].

Të ngjashme