​Luajnë në futboll, shkojnë në xhami dhe hapin lokalet gjatë orës policore

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Disa të arrestuar dhe disa në procedurë të rregullt për shkak se nuk e kanë respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia. 21 persona janë arrestuar në fshatin Gexhë të Rahovecit, pasi që të njëjtit janë takuar në palestrën e sportit, disa duke luajtur me top dhe disa shikues të cilët nuk e kanë respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia.

Me vendim të prokurorit, tetëmbëdhjetë janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar.

Sipas raportit të djeshëm të Policisë, në xhaminë e fshatin Lluzhan të Podujevës, është mbajtur ceremonia e namazit të drekës, ku i dyshuari nuk ka respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia. I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

E në fshatin Xërxë të Rahovecit, njësiti policor gjatë patrullimit kanà « takuar të dyshuarin i cili ishte duke shitur fidanë për sera. I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, për hapje e lokaleve dhe shërbim të kafeve nga dritarja është raportuar për një rast në Podujevë, tri në Lipjan, një në Istog, një në Vushtrri.

Të ngjashme