Gjatë ditës së djeshme rreth orës 09:10, në Stacionin Policor në Klinë është raportuar një rast kanosje ku të përfshirë kanë qenë dy të mitur.
Sipas një njoftimi deri të ngjarja kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.
Gjatë hetimit, trajtimit dhe intervistimit të personave të përfshirë në rast është pranuar informatë për një rast tjetër mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve.
Zyrtarët policor përgjegjës menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme, kanë identifikuar personin e dyshuar, i njëjti ёshtё arrestuar ndërsa tek i njëjti ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
Njё armё AK47
Njё karikator i sё njëjtës armё.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari ёshtё liruar nё procedurë tё rregullt.