Deklarohet i pafajshëm për tentativë vrasjeje të vëllait në Lipjan, gjykata ia vazhdon paraburgimin Elez Ahmetit

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrimi fillestar ndaj Elez Ahmetit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë, në fshatin Rusinovc të Lipjanit, raporton Ekonomia Online.

Në seancë i akuazuari është deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Gjatë seancës, kërkesa për lirimin e tij është refuzuar, ndërsa me vendim të gjyqtarit Gent Beka i është vazhduar masa e paraburgimit.

Sipas aktakuzës, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të pandehurit dhe vëllait të tij, Afrim Ahmeti, i cili në këtë rast ka cilësinë e të dëmtuarit.

Në aktakuzë thuhet se Elez Ahmeti, me dashje, ka tentuar ta dëmtonte vëllain e tij, fillimisht duke e fyer dhe sharë me fjalë, e më pas duke e goditur me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e veprimeve të përshkruara në aktakuzë, Afrim Ahmetit i janë shkaktuar lëndime trupore.

Të ngjashme