Policia spanjolle ka marrë shumë kritika gjatë orëve të fundit për shkak të mënyrës se si ishte sjellë me tifozët e Celticut, që kishin udhëtuar në Spanjë për shkak të ndeshjes kundër Valencias, e cila do të zhvillohet sonte.
Mijëra tifozë të klubit skocez arritën dje në kryeqytetin spanjoll, për ta përcjellë nga afër ndeshjen kthyese kundër Valencias, që zhvillohet në kuadër të 1/16 të finales së Evropa Ligës
Këta tifozë pritej ta shijonin motin më të nxehtë në Spanjë, pasi skuadra e drejtuar nga Brendan Rodgers do ta ketë shumë të vështirë të kualifikohet nga kjo fazë, për shkak të disfatës me rezultat 2:0.
Megjithatë, disa pamje nga qyteti sugjerojnë se tifozët e Celticut nuk u trajtuan mirë nga policia spanjolle. Madje, një vajzë e cila nuk po e kërcënonte aspak policinë, ishte goditur për shkak se tentoi ta inicizojë këtë incident.