​Shtetasi i Shqipërisë tenton t’i jep ryshfet policëve në Vermicë

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Shqipërisë është shoqëruar në stacionin policor, pasi në pikë kalimin kufitar Vërmicë, u ka ofruar zyrtarëve policorë 500 lekë.

Sipas Policisë, në pikën kufitare gjatë kontrollit, i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, i cili drejtonte kamionin në momentin kur ishte ofruar te kabina e kontrollit policor, ka prezantuar dokumentet e kamionit, dokumentin identifikues te tij dhe në këto dokumente kishte vendosur edhe një kartëmonedhë në shumë prej pesëqind lekëve.

Kur policia e ka pyetur se për çfarë i ka vendosur këto lekë në dokumente, i dyshuari është përgjigjur se këto janë për kafe për ju.

Për këtë arsye i dyshuari është shoqëruar brenda stacionit policor në PKK Vërmicë dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar procedura për vepër penale dhe të njëjtit i janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e kamionit, dokumenti i udhëtimit si dhe kartëmonedha e lartcekur .

I dyshuari është liruar.

Të ngjashme