Arrestohet një person i dyshuar për “kanosje”

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person ne Pejë për kanosje ndaj një personi tjetër.

Me datën 6 maj 2019 rreth orës 01:26, pranë Stacionit Policor në Pejë, viktima ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një person i dyshuar.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, është intervistuar viktima, dhe rasti është iniciuar vepër penale ‘Kanosje’.

 Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, me datë 07.05.2019 pas një pune operativo-hetimore hetuesit kanë arritur që ta identifikojë dhe arrestojnë të dyshuarin:

  • A. P.                lindur me 1983                        m/k/sh

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit urdhëron masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Hetuesit janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj vepre penale.

Të ngjashme