1.2 milion euro do t’i kushtojë Ministrisë së Mbrojtjes blerja e autobusëve e minibusë

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

1 milion e 280 mijë euro janë ndarë nga Ministria e Mbrojtjes, për blerjen e një autobusi dhe 14 minibusëve.

Përmes thirrjes për kontratë, të publikuar në platformën “e-prokurimi”, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se do të furnizohet me autobus dhe minibusë të përsonelit. Për realizmin e këtij furnizimi, Ministria ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 1 milion e 280 mijë euro.

Për këtë tender, është përdor procedura e hapur e prokurimit me kriter të dhënies së kontratës, çmimi më i ulët. Gjithashtu mësohet se është planifikuar të blihet një autobus dhe 14 minibusë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme