Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 1 shkurt 2017, do të fillojë deklarimi elektronik i Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes.
Obligues për të deklaruar Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, janë të gjithë tatimpaguesit, të cilët janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, duhet të deklarohen në baza mujore nga data 01 deri me 20 të muajit vijues, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.
Sa ju përket të dhënave, të cilat duhet të plotësohen në Librin e Blerjes dhe Librin të Shitjes, si dhe Udhëzuesit për plotësimin e tyre, referojuni mostrës së publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org te linku Shërbime Elektronike – Libri i Blerjes dhe i Shitjes http://www.atk-ks.org/librat-e-blerjes-dhe-te-shitjes.
Për afatin e publikimit dhe mënyrën e deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes nëpërmjet Sistemit Elektronik EDI, do të njoftoheni me kohë.