Nëse po pyesni se nga ku do të filloni ta eksploroni këtë botë të madhe dhe të bukur, janë zgjedhur disa vende që do t’iu lënë pa fjalë.
Këto vende janë misterioze, magjepsëse dhe të pazakonta në të gjitha mënyrat e mundshme. Një fotografi vlen sa një mijë fjalë dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ne po krijojmë këto galeri me vende të bukura, t’iu frymëzojmë që të vizitoni një ditë destinacionin që ju tërheq më shumë.
Këtu janë 10 vendet më të çuditshme në të gjithë botën, që duhet të vizitoni në vitin 2020:
Die Rakotzbrück – E njohur gjithashtu si Ura e Djallit, Die Rakotzbrück është një urë në Gjermani e famshme për arkitekturën e saj të përsosur. Së bashku me reflektimin e saj ajo duket e mrekullueshme.
Salar de Uyuni – Ky liqen i madh parahistorik në Bolivi shndërrohet në pasqyrën më të madhe natyrore në botë, ku një shtresë e hollë uji mbulon pjesën e poshtme të saj shkëmbore. Vetë liqeni është zhdukur prej kohësh dhe ajo që shihni është formimi i bukur i kripës që ka mbetur prej tij. Salar de Uyuni është gjithashtu shtëpi për flamingot rozë.
Parku nënujor në Tragoess të Austrisë – Ky park nënujor është një park i gjelbër nën ujë dhe ndryshon sipas sezonit. Ky fenomen natyror duhet gjithsesi të vizitohet nga të gjithë adhuruesit e bukurive natyrore.
Liqeni i kandilit të detit në Palau – Ky liqen ka një histori misterioze, para disa vitesh kandilat e detit ishin zhdukur të gjithë, por më vonë ata u shfaqën dhe gjithçka u kthye si më parë.
Liqeni Natron në Tanzani – Ky liqen tërheq shumë zogj dhe kafshë, por jeta e tyre nuk zgjat shumë dhe akoma nuk dihet se pse ndodh kjo.
Këneta e vdekur në Namibi – Udhëtimi në një oazë të tharë ndoshta nuk është një ide romantike, por nëse shikoni ngjyrat dhe pamjen unike që ky vend ju dhuron atëherë keni për të gjetur një qetësi shpirtërore.
Statuja prej bronzi e Jezu Krishtit në Guido Galletti (Itali) – Është një vend i preferuar i zhytësve në det nga e gjithë bota. Kjo statujë është rreth 2,5 metra e lartë dhe duket shumë mbresëlënës edhe nën ujë! Shtojeni këtë vend në listën e gjërave që duhen shikuar në Itali.
Mali Huashan – Mund të mos jetë mali më spektakolar në botë, por Plank Walk-it është rruga e rrezikshme drejt shtëpisë së çajit në Kinë.
Liqeni Retba në Senegal– A keni ëndërruar ndonjëherë të notoni në ujë rozë. Epo gjithçka do t’iu realizohet nëse shëtisni këtë vend dhe pse ai është në ngjyrë rozë është e sigurt që ju mund të notoni aty, kështu që mos harroni rrobat e banjës.