100 ditët e mandatit të tretë, Rama mbledh ministrat    

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur ditën e sotme kabinetin qeveritar.

Raportohet se në këtë takim do të analizohet puna e ministrave në 100 ditët e para të mandatit të tretë. Mësohet se fokusi i mbledhjes së qeverisë do të jetë kryesisht mbi pandeminë dhe rindërtimin.

Kryeministri Rama dhe ministrat janë mbledhur në një prej vilave qeveritare në afërsi të Kryesisë së Kuvendit. Deri më tani nuk dihet nëse do të ketë ndonjë komunikim për mediat në lidhje me mbledhjen e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme