100 fidanë kanabis, arrestohen dy inspektorë pyjesh në Durrës

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Dy inspektorë pyjesh janë arrestuar nga Policia në Durrës. Pasi në Njësinë Administrative Ishëm, kanë konstatuar një sipërfaqe të shpyllëzuar dhe kanë gjetur rreth 100 fidanë kanabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar..

Sipas policisë personat e mësipërm nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, pasi nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë sipërfaqe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolloi masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Vihen në pranga 2 inspektorë të pyjeve në Njësinë Administrative Ishëm, si dhe procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Kuraten, Njësia Administrative Ishëm, Durrës, kanë konstatuar një sipërfaqeje të shpyllëzuar dhe kanë gjetur rreth 100 fidanë kanabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar.

Në vijim të veprimeve të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
R. S. dhe S. D., banues në Ishëm, me detyrë inspektor pyjesh në Njësinë Administrative Ishëm.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten, shtetasi U. D.

Shtetasit e mësipërm nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, pasi nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë sipërfaqe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”./Top Channel/

Të ngjashme