100 vite burgim gangsterëve shqiptarë e tunizianë të drogës në Itali

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 13:27 | Nga

Një hetim i policisë italiane çoi më 16 shtator 2016 në arrestimin e 16 personave, kryesisht me kombësi shqiptare dhe tuniziane, të cilët kontrollonin tregun e drogës në lagjen “Cristo Re”, Trento (Itali).

Organizatës iu sekuestrua rreth 4 kg lëndë narkotike (1.7 kokainë, 2.2 heroinë) dhe janë regjistruar rreth 1.000 episode shpërndarje droge në doza të vogla: Rreth 1.5 kg heroinë e kokainë me një vlerë tregu rreth 800.000 euro. Gjithashtu, bandës iu sekuestruan edhe 10.000 euro, raporton “syri”.

Në krye qëndronin shqiptarët, të cilët përdornin si shpërndarës droge në rrugë tunizianët. Vetë shqiptarët e bandës ishin thuajse të gjithë të martuar dhe me fëmijë.

Tashmë është dhënë edhe dënimi. Për 16 anëtarët e bandës është dhënë rreth 100 vite burgim në total, raportojnë sot mediat lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme