Në komunën e Vushtrrisë, një e moshuar, e cila i ka hiq më pak se 103 vjet, ka hedhur votën e saj në zgjedhjet e së dielës.
Halide Mulaku, sipas dokumentit të identifikimit ka lindur më 27 dhjetor 1914.
Fotografinë e saj, duke e hedhur votën në kutinë e votimit, e ka postuar deputetja e PDK-së nga Vushtrria, Xhevahire Izmaku, në faqen e Facebookut.
“Ne kemi kuriozitete gjithemone! Gruaja 103 vjeçe Halide Mulaku 27.12.1914, kryen obligimin qytetar, duke dhene voten e saj shendosh e mire edhe pse ne nje moshe kaq te shtyer! Paqa e miresia shpirterore vlera jone tradicionale”, ka shkruar Izmaku.