Gjilani u trondit rëndë më 10 gusht nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të vrarë dhe dy tjetër u plagos.
Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin, pas aktit të rëndë janë akoma në arrati.
Policia e Kosovës është ende në kërkim të tyre.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Gazetës Sinjali se “po punohet intensivisht lidhur me rastin”.
“Po punohet intenzivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhivillime të reja që lidhen me këtë rast menjëher do të ju njoftojm.”, tha ai.