12 të lënduar nga aksidenti në Komoran, 5 në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

12 persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në Zabel të Ultë në Drenas. Pesë prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar doktoresha në Emergjencën e QKUK-së, Dafina Basholli.

“Pesë persona janë në gjendje shumë të rëndë, i kemi bo CT, po presim rezultatet prej kabinetit të Radiologjisë, jemi duke i menaxhuar. Gjithsej janë mbi 12 persona”, ka thënë Basholli.

Aksidenti ka ndodhur sot në aksin rrugor Komoran-Drenas, fshati Zabel i Ulët, ku kanë qenë të përfshirë një kombi me pasagjerë dhe një veturë.

Të ngjashme