13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 brenda 24 orëve

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

28 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.628 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016.

Në total numri i rasteve aktive është 350

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme