13 të vdekur dhe 180 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1,814 teste, ndërsa janë regjistruar 180 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 78, Prilep – 18, Kavadar – 15, Tetovë – 12, Ohër dhe Strumicë nga 10, Kumanovë, Veles dhe Strugë nga 6, Dojran – 3, Gostivar, Gjevgjeli dhe Negotinë nga 2, Shtip, Manastir, Kërçovë, Sveti Nikollë, Resnjë, Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë, Vallandovë dhe Krushevë nga 1.

Sot u shëruan 206 pacientë nga coronavirusi.

Janë regjistruar gjithsej 13 viktima nga coronavirusi. Gjashtë vdekje të raportuara ndodhën në muajin dhjetor. 6 pacientë nga Shkupi (89, 87, 79, 69, 61 dhe 60), tre nga Gostivari (81, 63 dhe 59), dy nga Kumanova (71 dhe 62) dhe nga një në Manastir (70)) dhe Strugë (78). Dymbëdhjetë pacientë vdiqën në spital dhe një vdiq në një shtëpi pleqsh.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 97.052./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme