Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka përmbyllur me sukses dy netët gjysmë-finale në datata 20 dhe 21 dhjetor, përkatësisht të enjten dhe të premten.
E shtuna e datës 22 sjell finalen edicionit të 57-të të Festivalit të këngës në RTSH.
Nga rezultatet e kalkuluara në dy netët e para gjysmëfinale, u bë e ditur edhe lista me 14 finalistët që do të interpretojnë sonte (e shtunë) live këngët e tyre.
Fituesi do të prezantojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës, “Eurovision 2019”, i cili mbahet në maj të vitit të ardhshëm, në Tel Aviv të Izraelit.
Kjo është lista e 14 finalistëve të edicionit të 57-të të Festivalit të Këngës në radio Televizionin Shqiptar:
1. Jonida Maliqi
2. Artemisa Mithi & Febi Shkurti
3. Lidia Lufi
4. Marko & Imbro
5. Orgesa Zaimi
6. Bojken Lako
7. Elton Deda
8. Eliza Hoxha
9. Gjergj Leka
10. Soni Malaj
11. Klinti Collaku
12. Alar Band
13. Dilan Reka
14. Eranda Libohova
Festivali i RTSH-së mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, dhe transmetohet direkt në festivalin shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës.