14 persona vdesin në një aksident në Egjipt

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 13:19 | Nga

Si pasojë e një aksidenti në autostradën pranë provincës Beni Suef që ndodhet rreth 120 kilometra në jug të Kajros kanë vdekur 14 persona dhe plagosur 42 të tjerë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e një autobusi me një kamion i cili ka rënë nga një urë pranë provincës Beni Suef, në jug të Kajros.

“Tre nga të plagosurit që ishin në gjendje të rëndë shëndetësore janë transferuar në një njësi të specializuar”, raportoi televizioni shtetëror.

Aksidentet e rënda rrugore janë relativisht të zakonshme në Egjipt si rezultat i kushteve të dobëta të rrugëve dhe pakujdesisë së drejtimit të automjeteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme