14 raste pozitive me Covid-19 të dielën në Kosovë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 14  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

14 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.823 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540 .

Në total numri i rasteve aktive është 428.


Të ngjashme